Vuçiq: Nuk ka asgjë me dialogun në Bruksel, Kurti është aty

E publikuar: 28/07/2022 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic k4ebabms.cloudfront.net_production

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e shqetësuar atë.

“I lus fuqitë mbrojtëse që të na ndihmojnë dhe ta frenojnë, dhe vetëdijësojnë Albin Kurtin”, ka thënë Vuçiq.

Sa i përket dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se nuk ka asgjë nga ai.

“Nuk ka asgjë me dialogun në Bruksel derisa Albin Kurti është aty, njeriu ka vendosur të mos bëjë asnjë dialog”,ka thënë Vuçiq, shkruan B92.