Vuçiq nga Ohri: S’kam pse ta justifikoj nëse dikush do t’i bashkohet ose jo “Ballkanit të Hapur”

E publikuar: 07/06/2022 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “Ballkani i Hapur” është iniciativa më e mirë në dekadat e fundit.

Ai nga Ohri tha se nuk dëshiron të merret me atë se kush dëshiron që të anëtarësohet apo jo – e që në fakt janë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina – dhe se ky është një vendim që ua lë të tjerëve.

“’Ballkani i Hapur’ është iniciativa më e mirë që kemi pasur për dekada. Ndryshe nga të tjerët, nuk kam ndërmend të justifikoj nëse dikush do të bashkohet apo jo, kush do – do, kush jo, jo. Kemi rritje të konsiderueshme në tregti. Do të shihni që gjatë turizmit do ta bëjmë më të lehtë sezonin, që njerëzit të mos ankohen”, deklaroi ai, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, presidenti serb thotë se edhe tri vendet e tjera ballkanike – përfshirë edhe Kosovën – janë të mirëpritura për t’iu bashkuar kësaj nisme rajonale.

“Nuk e kam problem të flas me askënd nga Prishtina. Shikoni shkëmbimin tregtar në CEFTA, sot shkëmbimi tregtar është shumë herë më i madh sesa në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”.