Vuçiq: Kërkim-falja e presidentit të Çekisë për bombardimet është historike

18.05.2021 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vuçiq: Kërkim-falja e presidentit të Çekisë për bombardimet është historike

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “ajo që ndodhi sot në Pragë hyn në librat e historisë”.

Vuçiq komentoi kështu kërkim-faljen e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga NATO-ja, më 1999.

Zeman, atëbotë kryeministër i Çekisë, ka dhënë pajtimin e tij.“Dua të kërkoj falje për bombardimin e atëhershëm të Serbisë. Dua ta lus popullin serb për falje. Gjithë kohën më ka munduar kjo. Kur është vendosur për bombardimet, ne kemi qenë vetëm disa javë të anëtarësuar në NATO. Kemi qenë të fundit që kemi dhënë pajtimin”, tha të martën Zeman, në takim me Vuçiqin.

Presidenti çek i kërkon falje Vuçiqit për bombardimin e ish-Jugosllavisë.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Zemanit, Vuçiq tha se ajo është “historikisht e rëndësishme” dhe se Zeman është presidenti i parë i një vendi që i kërkon falje Serbisë për bombardimet.

“Sot kemi dëgjuar që dikush që ka marrë pjesë në bombardimet e Serbisë, të thotë: ‘na falni’. Zeman është i vetmi që, pas shumë vitesh, pa u pensionuar, por me mandat, e thotë një gjë kaq të madhe dhe të rëndësishme”, tha Vuçiq, duke folur për Tv Pink të Serbisë nga Praga.

Fushata ajrore e NATO-s mbi caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave ka pasur për qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë.Pas fushatës, që ka zgjatur 78 ditë, ushtria serbe është tërhequr nga Kosova.

Zeman tha se mbështetja për sulmet e NATO-s ishte rezultat i “mungesës së guximit”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq

Aksidenti në Kroaci, reagon kryekuvendari i Kosovës

Aksidenti në Kroaci, reagon kryekuvendari i Kosovës

Aksidenti në Kroaci – Osmani: Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën

Aksidenti në Kroaci – Osmani: Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën

Aksidenti në Kroaci, Kurti: Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë

Aksidenti në Kroaci, Kurti: Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë

Ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla për ta informuar për aksidentin tragjik

Ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla për ta informuar për aksidentin tragjik

Raportohet se rreth 20 persona mbetën të bllokuar brenda autobusit që u aksidentua tragjikisht në Kroaci

Raportohet se rreth 20 persona mbetën të bllokuar brenda autobusit që u aksidentua tragjikisht në Kroaci

Kryeministri i Kroacisë reagon pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar

Kryeministri i Kroacisë reagon pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar

Policia kroate jep detaje për aksidentin e autobusit kosovar ku vdiqën 10 persona

Policia kroate jep detaje për aksidentin e autobusit kosovar ku vdiqën 10 persona

Pamje nga aksidenti i autobusit kosovar në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

Pamje nga aksidenti i autobusit kosovar në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

LAJMI I FUNDIT: Autobusi nga Kosova aksidentohet në Kroaci, 10 të vdekur

LAJMI I FUNDIT: Autobusi nga Kosova aksidentohet në Kroaci, 10 të vdekur