Vuçiq: Këmbimi i Veriut të Kosovës me pjesë të Serbisë jugore – secili serb e do këtë

E publikuar: 29/04/2018 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Alekandar Vuciq thotë se serbët janë të gatshëm të këmbejnë territoret me Kosovën.
Vuçiq prej kohës po përpiqet të kërkojë mbështetje dhe të përgatisë opinionin publik për një kompromis potencialisht të dhimbshëm për Serbinë sa i përket Kosovës.

Një nga sugjerimet e Beogradit, është ndarja e Kosovës, ashtu që pjesa veriore prej lumit Ibër bëhet pjesë e Serbisë derisa pjesën jugore të Serbisë e banuar me shumicë shqiptare e merr Kosova.

“Të gjithë serbët do të thonë se kjo është një nga zgjidhjet”, thotë Vuçiq, duke mos dhënë tjera.

Gazeta Express në fillim të këtij viti ka publikuar një seri shkrimesh rreth temës së shkëmbimit të territoreve, në të cilën janë të përfshirë politikanë të nivelit të lartë në Kosovë, të Serbisë dhe Shqipërisë.

Edhe gazeta britanike ‘The Guardian’ kishte publikuar një shkrim për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sipas së cilës ndarja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve.