Vuçiq i ka thënë Scholzit se Serbia nuk pret ta njohë Kosovën shtet

E publikuar: 23/06/2022 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic k4ebabms.cloudfront.net_production

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është deklaruar para nisjes së Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel, ndërsa ka përmendur njohjen e Kosovës.

Siç u shpreh para gazetarëve, Aleksandar Vuçiq bëri të ditur se i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz, se nuk pritet të ketë njohje të Kosovës nga Serbia, përcjell klankosova.tv.

Kur u pyet për të komentuar deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz për njohjen e Kosovës se pret njohjen e Kosovës nga Serbia ai u përgjigj: ”Unë i thashë atij që ne nuk e presim atë, punë të mbarë!”, deklaroi Vuçiq.

Mes tjerash ai ka thënë para gazetarëve se e përkrahin integritetin territorial të Ukrainës, por gjithashtu tha: ‘’e mbrojmë edhe integritetin territorial të Serbisë’’, përcjell klankosova.tv.

Ai po ashtu potencoi se Serbia beson në konkluzat e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.