Vuçiq gjen një shpjegim të ri për videon e Radojiçiqit në Leposaviq

E publikuar: 14/07/2022 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sërish është pyetur për videomesazhin e Milan Radojiçiqit, i cili edhe pse kërkohet nga Policia e Kosovës, ditë më parë u shfaq nga veriu i Mitrovicës.

Vuçiq nuk sheh asgjë të keqe në këtë video meqë për të Radojiçiq “është kthyer të jetojë atje ku jeton”.
Ai u pyet se “a ka qenë ideatori i kësaj videoje”. Përgjigjja e tij ishte se “sigurisht që nuk e ka ideuar ai”, por gjithashtu shtoi: “Dhe çfarë mund të mendoj, që Milan Radoiçiq është kthyer të jetojë atje ku jeton. Çfarë kuptimi ka ai mesazh përveç kësaj. Çfarë kam ideuar?”, pyeti Vuçiq.

Në të njëjtën kohë ai pyet se a mund ta ketë shqetësuar dikë mesazhi i Radojiçiq.

“U ktheva të jetoj nga kanë ardhur babai dhe nëna ime, ku kam shtëpi, apo nuk kam të drejtë të jetoj atje ku jetoj. Nuk e kuptoj cili është mesazhi, çfarë janë këta ekspertë – vendas dhe të huaj – dua të ma thuash”, pyet Vuçiq./Express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!