Vuçiq: Është e mundshme marrëveshja për çështje të rëndësishme

E publikuar: 31/08/2020 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot, në prag të vizitës në Uashington, se ai beson se do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për çështje të rëndësishme për Beogradin dhe Prishtinën.

“Ne duam të vazhdojmë dialogun nën kujdesin e Brukselit, por ne po shkojmë në Uashington për të diskutuar të gjitha temat e rëndësishme ekonomike”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bled, ku ai mori pjesë në panelin e Forumit Strategjik me temë “Evropa pas Brexit dhe COVID-19”.

Vuçiq tha se pas 7 shtatorit, pret intensifikim dhe dinamizim të negociatave dhe se ‘ato do të jenë në Bruksel sa më shpesh të jetë e mundur’.

“Besoj se është e mundur të arrihet marrëveshje për çështje që janë të rëndësishme për Serbinë dhe Kosovën,” tha Vuçiq përpara takimeve midis udhëheqësve të Beogradit dhe Prishtinës, në Uashington më 4 shtator dhe tri ditë më vonë në Bruksel.