Vuçiq e thotë zyrtarisht se prapa personave të maskuar në veri të Mitrovicës ka qenë Millan Radojçiq

E publikuar: 14/04/2023 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje ka takuar disa nga përfaqësuesit e Listës Serbe dhe përkrahësve të tyre në qytetin e Rashkës në Serbi për të diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

Ajo çfarë është parë nga ky takim është se shumica e zyrtarëve të partisë “Lista Serbe” kanë qenë aty edhe kanë bërë pyetje, duke akuzuar Prishtinën për presion.

Aty, natyrisht ka qenë në krye të vendit edhe Millan Radojçiq që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që kërkohen gjithashtu nga drejtësia e Kosovës.

Madje presidenti serb pretendon se ‘kur të gjithë në Mitrovicë të veriut ishin me maska, një person ka qenë pa të’….

“Pasi që njerëzit nuk e dinë, do t’ju tregoj diçka për herë të parë që njerëzit ta marrin vesh në Serbi. Kur ata dërguan njësitë speciale, kanë hyrë njerëzit tanë nga veriu i Kosovës dhe e kanë marrë Mitrovicën, pra thjesht si vend të çliruar. Të gjithë kanë qenë me maska pos njërit që ka qenë pa maskë…”, ka thënë ai mes tjerash në këtë takim.