Vuçiq e nderon gjeneralin amerikan për bashkëpunimin ShBA-Serbi

E publikuar: 08/09/2022 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka ndarë “Urdhrin e flamurit serb” komandantit të Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor John Harris.

Vuçiq tha se kjo medalje iu dha gjeneralit amerikan për meritat në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe ShBA-së.

“Është nderi dhe kënaqësia ime t’i jap një nga nderimet më të larta shtetërore në emër të Serbisë komandantit të Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor John Harris, një oficer me një karrierë ushtarake mbresëlënëse, i cili e ka dëshmuar veten si një mik i sinqertë i Serbisë”, tha presidenti serb, shkruan B92.

Vuçiq tha se Harris, si komandant i Gardës Kombëtare të Ohajos, kontribuoi në forcimin e partneritetit, miqësisë dhe besimit midis forcave të armatosura të dy vendeve që, sipas tij, jep një shtysë të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe SHBA.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com