Vuçiq e Lajçak takohen sot në Beograd

E publikuar: 22/06/2020 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi do të fillojë në ora 18:00 dhe temë kryesore do të jetë rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi si dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, raporton Tanjug.

Vuçiq dhe Lajçak do të dalin në konferencë për medie para gazetarëve pas takimit.

Vizita e Lajçakut në Beograd vjen disa ditë pas vizitës dy ditore që ai pati në Kosovë ku u takua me liderë shtetërorë e partiakë./FrontOnline/