Vuçiq: Do t’i mbrojmë serbët në Kosovë, si?- uroj të mos vijë puna ta shihni

E publikuar: 14/10/2021 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se aksioni i djeshëm i policisë në veri, ishte provokim i rëndë për serbët në Kosovë.

Megjithatë ai ka përsëritur se ai do ta mbrojë popullin serb në Kosovë siç thotë ai në rast të ndonjë dhune të përsëritur, derisa nuk ka specifikuar në çfarë mënyre, përcjell Klankosova.tv.

”Kjo është hera e shtatë apo e tetë që e bëjnë për të treguar forcën. Gjithçka që mendojnë se mund t’ua bëjnë serbëve, le ta bëjnë dhe pastaj do të shohin se si do të jetë reagimi jonë.

Dorëzimi nuk është opsion dhe e jona është të luftojmë. Do të mbrojmë popullin tonë, Si? Uroj të mos vijë puna ta shihni se si”, shkruan Danas, të ketë deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.