Vuçiq bën drama një ditë para samitit: Do të luftojmë për vendin tonë, dorëzimi s’është opsion

E publikuar: 23/06/2022 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë drama një ditë para samitit të BE-së, ku mund të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vuçiq tha se nesër është një ditë e vështirë për Serbinë, ndërsa u ka premtuar serbëve se do të luftojë për vendin e tyre.

““Ne kemi një ditë të vështirë përpara dhe e vetmja gjë që u premtoj njerëzve në Serbi është se do të luftojmë për vendin tonë. Dorëzimi nuk është opsion!”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.