Vuçiq: As që na shkon në mendje ta shqyrtojmë rezolutën e PE-së

E publikuar: 06/07/2022 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se as që i shkon në mendje të shqyrtojë rezolutën e Parlamentit Evropian, e miratuar të mërkurën.Rezoluta që mori shumicën e votave të eurodeputetëve bën thirrje që marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë për normalizim të marrëdhënieve të bazohet në njohje të ndërsjellë.

“Mirë dhe sjellshëm, nuk do ta shqyrtojmë. Nuk ka ku shkon më sjellshëm se kaq. Nuk na shkon në mendje. Nuk do ta shqyrtojmë”, ka thënë Vuçiq.