Vritet me thikë 16-vjeçari, arrestohet autori

E publikuar: 02/03/2018 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.15, në Spitallë, ku shtetasin D.L.17 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës.

16-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 17-vjeçarin D.L. si autor të dyshuar të ngjarjes.