Vritet një person në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Istog

E publikuar: 29/06/2021 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një vrasje nga pakujdesia në shtëpinë e të moshuarve në Istog.

Sipas policisë, një person dyshohet se e ka shtyrë derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur një person, duke e lënë të vdekur.

Për këtë rast, tashmë është arrestuar një person.

“Istog 28.06.2021 07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shtyre derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne QKMF ne Istog dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësit relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.