Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç

E publikuar: 27/06/2022 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Një klient e ka vrarë një punëtore dhe e ka lënduar një tjetër pas një përplasje që kishte të bënte me sasinë e majonezës në sandviçin e tij.

Të shtënat ngjanë në pompën e benzinës, Circle K, në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, në njërën prej pikave të franshizës së ushqimeve të shpejta Subway.

Gjendja e punëtores së plagosur ende nuk dihet, pasi që ajo është dërguar në spital për operacion, ndërkaq i dyshuari është arratisur.

Kjo ngjarje ka ndodhur në njërën prej pikave të franshizës Subway.

“Thjesht ma thyen zemrën që dikush e ka guximin ta drejtojë armën dhe të gjuajë në dikë për një arsye kaq të vogël si sasia e tepërt e majonezës në një sandviç”, ka thënë pronari i dyqanit, Willie Glenn”.

“Ai vendosi ta eskalojë situatën dhe nga aty u bë hallakamë”.

“Njëra prej vajzave të reja që u vra sot e kishte pasur të birin të pranishëm në restorant. Biri i saj u desh t’i shohë të gjitha”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!