Vrasje e drogë, prangosen edhe dy të fortë të tjerë, një durrsak e një shijaks

E publikuar: 18/10/2017 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy të kërkuar nga drejtësia italiane janë vënë në pranga në Durrës e Shijak. Oficerët e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar kanë ndaluar dy persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në ngarkim të tyre drejtësia italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vrasja” dhe”Trafikimi I narkotikëve”.

Në pranga janë vënë:

•Gezim Aleksi 41 vjeç, banus ne Shijak;.

•Dashamir Hersi 48 vjeç, banues në Durrës.

Në ngarkim të Gëzim Aleksi Gjykata e Brescia-s / Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 664/98R.G.P.M.466/98 datë 16.06.1998 për veprën penale” Vrasja”parashikuar nga legjislacioni Italian.

Në ngarkim të shtetasit Dashamir Hersi, Gjykata e Peskarës / Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 15/99 RGNR/PD- 14/00 GR GIP/ D-7/00 REG, Dt 09.06.2000 për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë më datë 12.10 2017, shtetasi G.Aleksi dhe 17.10.2017 shtetasi D.Hersi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.