Vrasja në Vërmicë/ I plagosur edhe një 16 vjeçar sirian, policia jep detaje

E publikuar: 19/06/2022 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë ka ndodhur një vrasje e rëndë në fshatin Vërmicë.

Policia e Kosovës ka zbuluar detaje të rastit duke bërë të ditur se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë parë të gjakosur viktimën.

Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur fillimisht një person të lënduar në orët e para të së shtunës (00:42), i cili në këmbë kishte një plagë nga arma e zjarrit. I njëjti është i lindur në vitin 2006 dhe është shtetas sirian.

Në orën 16:40 të së shtunës, policia gjatë patrulllimit në fshatin Vërmicë kanë hasur në një trup të pajetë, sipas dyshimeve të para, rasti lidhet të plagosurin e lartcekur.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Vrasje e rënd
Prizren, 18 qershor 2022
Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrire para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vermice të Prizrenit. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majte te lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jete nga arma e zjarrit. Personi i lënduar: Është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian, I njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik ne Spitalin Rajonal në Prizren.
Sot rreth orës 16:40,patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit ne fshatin Vermice kanë hasur ne një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me pare, ku ka qen i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vermices, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë. Ekipi i Krim teknikes gjatë ekzaminimit te vendit të ngjarjes ka gjetur një arme të zjarrit:
• Një Pistoletë
• Një karikator me gjashte fishek, cal. të pa njohur
• Një telefon dhe
• Disa gëzhoja
Me urdhër te Prokurorit te shtetit trup i pa jete është dërguar për autopsi ne Institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë. Rasti mbetet nen hetime.