Vrasja në Aktash, pesë të dyshuarit dalin sot para gjyqtarit, seanca mbahet në QKUK

E publikuar: 03/09/2024 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përleshje e armatosur ndodhi mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ku si pasojë një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën.

Të përfshirë në këtë rast, ishin dy familje të njohura të kryeqytetit, ajo Sekiraqa dhe Gashi- Capat.

Gazeta Insajderi ka mësuar se seanca gjyqësore ndaj pesë të dyshuarve do të mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të njëjtit janë duke marrë trajtim në QKUK.