Vrasja e pilotit hero të njohur si “Shpirti i Kievit”, kush ishte djaloshi që ëndërronte të bëhej pilot

E publikuar: 30/04/2022 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pilot ukrainas që mediat e quajnë “Shpirti i Kievit” ka vdekur. Për të thuhet se ka rrëzuar deri në 40 avionë rusë gjatë luftës. Po ashtu thuhet se Ukraina pretendon se ka rrëzuar 115 avionë rusë, por analistët ushtarakë besojnë se numri është shumë më i vogël.

Të shtojmë se piloti, i cili thuhet se është vrarë më 13 mars, dhe lufta në Ukrainë ka filluar më 24 shkurt, ndaj nuk ka gjasa që në atë periudhë të rrëzojë 40 avionë rusë, shkruan Demokracia.com.

“Shpirti i Kievit” tashmë është përmendur më herët në media, fotografitë e tij janë publikuar, por rezultoi se këto imazhe ishin false.

Por mediat e huaja, kryesisht tabloidët, përmendin pilotin ukrainas i cili në fakt vdiq në mars dhe u dekorua pas vdekjes.

Gazeta e Londrës Times shkruan dhe Yahoo News raporton se piloti ukrainas, Stepan Tarabalka u vra më 13 mars, kur rusët rrëzuan MiG-29 që ai drejtonte dhe se ai është “Shpirti i Kievit”.

Termi “Shpirti i Kievit” u dëgjua për herë të parë kur qeveria ukrainase publikoi një video në të cilën thoshte se piloti nga video ishte përgjegjës për rrëzimin e gjashtë avionëve rusë brenda një dite.

Edhe pse shumë pretenduan se ishte thjesht një mit, qeveria ukrainase këmbënguli se “Shpirti i Kievit” ishte i vërtetë dhe se ishte një nga pilotët e tyre që rrëzoi aeroplanët rusë.

Kjo është historia e pilotit të vdekur, të cilën e sjellin media të shumta botërore.

Kush është Tarabalka?

Tarabalka lindi në një fshat të vogël në një familje të klasës punëtore dhe u diplomua në Universitetin Ushtarak të Kharkivit. Ai ishte i martuar me Olenën me të cilën kishte një djalë me emrin Jarik.

Pas vdekjes së tij, prindërit e tij i thanë NPR-së në fund të marsit se ëndrra e tij e përjetshme ishte të bëhej pilot.

“Ai i shikonte gjithmonë parashutistët ndërsa stërviteshin në ajër. Dhe vraponte në drejtim të tyre për të parë se ku zbarkonin. Që në moshë të re ai ëndërronte qiellin, duke fluturuar lart mbi re”, tha nëna e tij Natalia.

Babai i tij shtoi se ai nuk dinte asgjë për fluturimin e tij të fundit dhe se atyre u ishte thënë vetëm se ai nuk ishte kthyer nga misioni në të cilin ishte dërguar.

Prindërit e tij konfirmuan se Stepanit iu dha pas vdekjes medalja më e madhe ukrainase për trimërinë në betejë, Urdhri i Yllit të Artë dhe se ai u shpall Heroi i Ukrainës.