Vrasja e katërfishtë në Viti: Dyshohet se burri vrau gruan, dy djemtë e tij dhe pastaj veten

E publikuar: 30/12/2020 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Hashani.

Vrasja e katërfishtë dyshohet se ndodhi Brenda familjes.
Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe vetën.

Të vrarë kanë përfunduar dy djem, nëna e tyre dhe babai i tyre që dyshohet se është edhe kryesi i veprës.