Vrasja e katërfishtë në Pozhoran, Vitia të premten në ditë zie

E publikuar: 31/12/2020 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Vitisë ka shpallur ditë zie të premten kjo përshkak vrasjes së katërfishtë të familjes Zuka që ndodhi të enjten në fshatin Pozhoran. Po me këtë ditë, pra me 1 janar do të bëhet varrimi i katër personave.

Komuna e Vitisë që udhëhiqet nga Sokol Haliti ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të kuvendit komunal ka marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër.

“Dita e premte, shpallet ditë zie në komunën e Vitisë-sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit. Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera”, thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë.