Vrasja e Ivanoviqit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë

E publikuar: 16/01/2018 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vrasjes në Kosovë të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, autoritetet në Beograd kanë thirrur për sot mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Takimi do të udhëhiqet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi kabineti i tij.

Pas takimit, Vuçiq do t’i drejtohet publikut.

Ivanoviq, lider i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, ndërroi jetë pas një sulmi të armatosur kundër tij, mëngjesin e sotëm./transmeton rel/