I vranë babanë para një viti, vajza: Si e kuptuan kush ishte autori

E publikuar: 11/10/2017 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për një vit të tërë u është dashur të jetojnë me dyshimin se cili mund të ishte autor i vrasjes së familjarit të tyre. Ankthi i familjes Duraj në Ballsh, filloi që në datën 14 nëntor 2016, pasi humbën kontaktet me familjarin e tyre, Shefon, i cili u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Gruaja e tij ka pasur kontaktin e fundit, ku përmes një telefonate pasi la turnin e tretë nga Uzina e naftës në Ballsh, ku punonte si teknolog, ai e njoftonte se do të shkonte për ngushëllim tek një shok në Skrapar.

Policia nisi kërkimet në zonë, por nuk gjeti asnjë gjurmë të 57-vjeçarit deri mbrëmjen se martës, 29 nëntor 2016, kur një bari i zonës lajmëroi autoritetet për një kufomë në pyllin e fshatit Kalenjë ku edhe banonte 57-vjeçari.

Një vit pas ngjarjes së rëndë, pas një punë operative dhe hetimore intensive, policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen, 41-vjeçarin Feti Yzeiraj, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Mësohet se detaji që ka tradhtuar autorin e ngjarjes është një celular që i është gjetur, i cili i përket viktimës.

Sakaq, ka reaguar vajza e viktimës, Jonida Duraj, e cila tregon edhe dyshimet e familjes së saj mbi autorin e kësaj vrasje makabre. Ajo thotë se familjarët e saj njiheshin me të afërmit e autorit, ndërsa shton se dyshimi i tyre binte konkretisht mbi familjen Yzeiraj.

Ajo thotë se shkak për këto dyshime, ishin lidhjet me ngjarjet e ndodhura më parë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund te jete vrarw për motive hasmwrie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrare rreth viteve 1968 një bashkëfshatarin e tij qe quhej My.G dhe se djali i My.G i cili quhet Mu. G. ka dijeni për vrasjen e shtetasit Shefo Duraj. Për këtë, janë kryer kontroll ne banesën e shtetasit M.G, ne te cilën u gjet ky i fundit, gruaja e tij dhe djali i tij. Ne kontrollin e banesës u gjeten dy sëpata te vogla, një sëpatë e madhe, një kosare, një bel si dhe dy bidona plastik 1.5 l, njëra e mbushur plot dhe tjetra deri ne 1/3 e saj me lende te dyshimte djegëse, te cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale për ekspertime te mëtejshme.