Voton presidentja Osmani: Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon

E publikuar: 09/02/2025 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është prononcuar për media pasi shfrytëzoi të drejtën e votës në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.

Osmani tha se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon.

“Sot është dita vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontribut duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili legjitimohet parlamenti i ardhshëm dhe pastaj edhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime që kanë rëndësi për jetën e tyre”, deklaroi Osmani.

Ajo ishte e shoqërua nga ekipi i saj, dhe nga bashkëshorti, Prindon Sadriu.