Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”: Institucionet të formohen shpejt

E publikuar: 23/04/2023 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”, ka votuar në shkollën fillore “Aziz Sylejmani”.

Në një deklarim të shkurtër për media, ka thënë se shpreson që të formohen sa më shpejt institucionet.

“E kreva një obligim qytetar. Shpresoj se shumë shpejt kanë me u formuar institucionet e komunës, qytetarët kanë shumë nevojë për institucione”.“…tash e sa muaj si qytetarë jemi duke hekur keq për institucione, ka shumë nevojë dhe shpresoj se shumë shpejt do t’i formojmë institucionet”, tha ai.

Në Mitrovicën e Veriut ekipet e gazetarëve lejohen të hyjnë nëpër vendvotime për të xhiruar vetëm atëherë kur votojnë kandidatët, në të tjera raste jo.

Ky vendim raportohet se është marrë për shkaqe sigurie.

Po ashtu, as kryesuesit e qendrave të votimit nuk kanë të drejtë të prononcohen për medie./eo