Von der Leyen do ta vizitojë Kievin për të festuar Ditën e Evropës

E publikuar: 08/05/2023 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë për në Kiev të martën për të shënuar Ditën e Evropës së bashku me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.

Blloku 27-vendesh tradicionalisht shënon “paqen dhe unitetin” e tij më 9 maj. Të hënën, Zelenskyy njoftoi se vendi i tij do ta festonte njëlloj këtë ditë “së bashku me të gjithë Evropën e lirë”, raporton Associated Press.

Von der Leyen e ka vizituar tashmë Kievin në disa raste që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia 14 muaj më parë.

Ajo ka qenë një shtytëse kryesore në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën dhe në vendosjen e sanksioneve që synojnë Kremlinin.

Zelenskyy ishte për vizitë në Holandë gjatë javës së kaluar, ku ai kërkoi së që BE-ja të mirëpresë Ukrainën si anëtare sa më shpejt. Ukraina është zyrtarisht një kandidate për anëtarësim, por negociatat zyrtare ende nuk kanë filluar – një proces që mund të zgjasë me vite.