Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

30.05.2020 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, tha për DW eurodeputetja gjermane Viola von Cramon-Taubadel. Njëkohësisht ajo e konsideron të papranueshëm shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën, eurodeputetja gjermane dhe raportuesja e grupit parlamentar “Të Gjelbërit/ EFA” për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, tha në një intervistë me DW.

“Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese; kjo është gjëja më e rëndësishme tani dhe nuk ka alternativë. Teksti i kushtetutës për fat të keq lë shumë hapësirë për interpretim dhe kështu e kuptoj se pse shumë njerëz janë të irrituar, por respektimi i shtetit të së drejtës do të thotë gjithashtu që të pranosh vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse të pëlqen apo jo”, ka thënë ajo. “Tani është përgjegjësia e Avdullah Hotit të gjejë shumicën në parlament dhe të formojë një qeveri të qëndrueshme për Kosovën. Si deputete e Parlamentit Evropian, mund të them se kush dëshiron ndryshime në peizazhin politik, duhet t’i arrijë ato përmes kutisë së votimit dhe jo në rrugë. Në zgjedhjet e ardhshme, shpresojmë që të fitojnë partitë që më në fund do t’i mënjanojnë hapësirat për interpretim në Kushtetutë, të cilat shfrytëzohet vazhdimisht nga aktorët politikë në Kosovë. Njerëzit kanë të drejtë për një kushtetutë koherente”.

Tutje ajo ka thënë se shkëmbimi territorial është i papranueshëm.

“Një nga mosmarrëveshjet e rëndësishme mes Kurtit dhe Thaçit ka të bëjë me qëndrimin e tyre ndaj Serbisë. Sipas një raporti të rrjetit të reporterëve hulumtues BIRN të publikuar në portalin mediatik Ballkan Insight, Ministria kosovare e Integrimit Europian në vitin 2019 (në qeverinë e atëhershme ky post mbahej nga PDK) me gjasa ka paguar një agjenci franceze PR për të promovuar jashtë vendit idenë e diskutueshme të një shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Unë vetëm mund ta përsëris me zë të lartë dhe të qartë: Një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një zgjidhje e pranueshme! Madje ajo nuk është asnjë lloj zgjidhjeje. Një gjë e tillë nuk do të zgjidhte asnjë nga problemet ekzistuese, nuk do të sillte më shumë stabilitet dhe nuk do të ishte në interes të shumicës së qytetarëve dhe qytetareve. Madje do të krijonte një precedent shumë të dëmshëm”, ka thënë Von Cramon.

E ajo ka shtuar se kush është për këtë ide duhet ta thotë publikisht.

“Kurse për sa i përket firmës konsulente franceze unë mendoj se është absolutisht e papranueshme që të fshihesh pas një kompanie dhe të harxhosh për këtë para publike. Kushdo që në Serbi ose Kosovë mendon se shkëmbimi i territoreve është një ide e mirë, duhet ta thotë këtë publikisht dhe të angazhohet personalisht për të. Pas kësaj ne mund të paraqisnim shumë argumente pse kjo më tepër do ta destabilizonte rajonin sesa do të sillte paqe. Sidoqoftë, nga këndvështrimi i BE-së do të ishte interesante të zbulohej nëse ky i ashtuquajtur studim është paguar me fondet e BE-së. Nëse do të jetë kështu, kjo do të ishte një skandal. Ne do ta hetojmë këtë”, u shpreh ajo.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci