Von Cramon: Liberalizim të vizave për kosovarët nëse BE-ja do ta kthejë kredibilitetin

E publikuar: 18/07/2022 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet t’ua japë menjëherë liberalizimin e vizave kosovarëve.

Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan: “ Tani është koha, Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë”.

“Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet t’u japë menjëherë liberalizimin e vonuar për qytetarët e Kosovës. Koha është tani. Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.