Von Cramon “këshillon” liderët e Kosovës që ta vizitojnë veriun

E publikuar: 29/06/2021 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon iu ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që të dalin me oferta dhe të kontakojnë me liderët politikë serbë që janë në Prishtinë si dhe të vizitojnë veriun e Kosovës.

Këtë deklaratë ajo e bëri nga Mitrovica pas një takimi me dyer të mbyllura që pati me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb.
Von Cramon tha mes tjerash se liderët kosovarë flasin serbisht dhe se qasja në Mitrovicë për ta është shumë e lehtë. Ajo poashtu deklaroi se veriu është pjesë integrale e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Gjatë qëndrimit në veri të Kosovës, europarlamentarja ka vizituar një deponi që BE po e bën për katër komunat veriore, njofton Klankosova.tv.