Von Cramon i reagon koleges franceze që foli kundër Kosovës, i thotë se nuk “di” shumë

E publikuar: 08/07/2022 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar eurodeputetes që vjen nga partia e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde, për deklaratat e saj se Kosovës s’duhet t’i liberalizohetn vizat e as t’i lejohet anëtarësimi në BE.

Von Cramon i ka replikuar eurodeputetes franceze në Twitter duke shkruar se fatmirësisht shumicë e eurodeputetëve e përkrahin Kosovën dhe përpjekjet e saj për bashkëpunim me BE-në raporton Gazeta Express.

“Fatmirësisht, shumica e kolegëve tanë në Parlamentin Evropian, janë shumë më të dijshëm dhe përkrahim Kosovën në përpjekjet për bashkëpunim me BE-në. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe qytetarët e saj e meritojnë sikur të gjithë evropianët tjerë të lëvizin lirshëm”, ka shkruar Cramon.

Eurodeputetja franceze e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde, ka thënë se Kosovës as nuk duhet t’i liberalizohen vizat e as të lejohet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Kështu ka shkruar Bilde pasi në Parlamentin Evropian është diskutuar për Kosovën, e ku ndër të tjera është thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes dy shteteve.