Von Cramon: Duam zbatim të marrëveshjeve të dialogut – në korrik të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiq

E publikuar: 06/07/2022 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se dëshiron që marrëveshjet e nënshkruar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të gjejnë zbatim.

“Duam të shohim zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut dhe një takim në nivel të liderëve të Serbisë dhe Kosovës, këtë korrik”, ka thënë Von Cramon në konferencën e sotme.

Ajo ka folur po ashtu edhe sa i përket marrëveshjes përfundimtare për të cilën ka thënë se duhet të mbajë brenda njohjen reciproke mes dy vendeve, njofton KlanKosova.tv.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!