Vlora Dumoshit i humb kuleta, kërkon ndihmë për ta gjetur

E publikuar: 30/06/2021 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshit sot i ka ndodhur një e papritur, raporton Infosot.com
Dumoshit i ka humbur kuleta me të gjitha dokumentet personale. Deputetja përmes një postimi ka apeluar që kushdo që e gjen kuletën të lajmërohet në numrin që e ka publikuar.

Postimi i plotë:

Përshëndetje,
Sot në mëngjes, më ka humbur kuleta, me të gjitha dokumentet personale. Dokumente jashtëzakonisht të nevojshme, të gjitha janë në emrin tim personal, prandaj më identifikoni shumë lehtë. Në qofëse dikush has në atë kuletë, ju lutem më lajmëroni. Ju jam mirënjohëse përjetësisht.
” Dyshoj që kuleta më ka humbur diku te Qafa në Prishtinë, rreth orës 8:30 në mëngjes”.
045300285
Faleminderit!