Vlora Çitaku në Prizren:Prizrenasit kanë nevojë për një menaxher të suksesshëm si Shaqir Totaj

12.10.2021 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vlora Çitaku në Prizren:Prizrenasit kanë nevojë për një menaxher të suksesshëm si Shaqir Totaj

Të martën në mbështetje të kryetarit të ardhshëm të Prizrenit Shaqir Totaj, ish ambasadorja e SHBA Vlora Çitaku, deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra, Luljeta Veselaj – Guta, që të tria anëtare të kryesisë qëndrore të PDK-së të shoqëruara nga bashkëshortja e kryetarit Totaj dhe të gjitha kandidatet femra nga radhët e PDK-së për Kuvendin e Prizrenit, kanë vizituar bizneset në Qendrën më të vizituar në Kosovë “Abi Qarshia” dhe bizneset në rrugën “Adem Jashari”.

Gjatë këtyre vizitave Vlora Çitaku, ka dhënë mesazhe të qarta për bizneset prizrenase, se Prizreni, por edhe bizneset tona kanë nevojë për një menaxher të diplomuar e të certifikuar nga SHBA e këtë fat e ka PDK-ja që ta ketë kandidat, përkatësisht të jetë kryetar i ardhshëm i qytetit historik. Rruga e vetme për t’u zhvilluar një qytet dhe për t’u bërë qytet me standarde Evropiane është përkrahja e bizneseve të vogla dhe këtë nuk mund ta bëjë asnjë kandidat më mirë se Shaqir Totaj, andaj e ka shancën Prizreni që të përjetojë një zhvillim të hovshëm ekonomik.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve të vogla, që kudo u pritën mirë dhe zhvilluan biseda të sinqerta, duke treguar për sfidat dhe pengesat me të cilat janë ballafaquar gjatë katër viteve të shkuara. Pjesa më e madhe e bizneseve madje shtuan se as në kohën e pandemisë, qeverisja lokale nuk u ka afruar as ndihmë e as përkrahje. Andaj, ne do të votojmë shpresën jo vetëm të ndërtimit të qytet, por edhe të ngritjes dhe zhvillimit të bizneseve e kjo shpresë është PDK-ja. “Shpresa e jonë dhe e Prizrenit është te fitorja e Shaqir Totaj, i cili si asnjë tjetër e di diagnozën tonë dhe ka vullnetin për të na ndihmuar, prandaj për këtë arsye nuk do të mungojë as përkrahja jonë.” – u shprehën biznesmenët prizrenas para anëtareve të kryesisë së PDK-së.

Edhe përfaqësueset tjera, nga kryesia qendrore e PDK-së kanë kërkuar që më 17 tetor të dalin për të votuar dhe të votojnë Nr. 177, sepse ai numër është shpresa jo vetëm për Prizrenin, por për gjithë Kosovën, sepse është dëshmuar se është parti shtet ndërtuese dhe sakrifikuese për shtet.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Boiken Abazi për Borrellin: Po shtynë përshpejtimin e një konflikti më të gjerë në rajon

Boiken Abazi për Borrellin: Po shtynë përshpejtimin e një konflikti më të gjerë në rajon

Vuçiq: Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

Vuçiq: Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Borrell-Kurtit: Nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja

Borrell-Kurtit: Nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së

Kurti përfaqëson Kosovën me fusnotë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit

Kurti përfaqëson Kosovën me fusnotë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit

Mbi 600 automjete me hidrogjen do të përdoren në Zhangjiakou për Olimpiadën Dimërore të Pekinit

Mbi 600 automjete me hidrogjen do të përdoren në Zhangjiakou për Olimpiadën Dimërore të Pekinit

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Alban Hyseni jep dorëheqje nga posti i deputetit

Alban Hyseni jep dorëheqje nga posti i deputetit

Skender Krasniqi shpallet fajtor dhe dënohet me burgim për vrasjen e djalit

Skender Krasniqi shpallet fajtor dhe dënohet me burgim për vrasjen e djalit

Kurti takohet me komisionarin e BE-së, flasin për reformat në drejtësi dhe zbatimin e planit ekonomik

Kurti takohet me komisionarin e BE-së, flasin për reformat në drejtësi dhe zbatimin e planit ekonomik

OBSH: Vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë zgjidhja e fundit

OBSH: Vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë zgjidhja e fundit

Kurti takon kryediplomatin evropian Josep Borell

Kurti takon kryediplomatin evropian Josep Borell

Mediumi malazez: Vuçiqi nëpërmjet Grenellit po ia përgatit gropën Dodikut

Mediumi malazez: Vuçiqi nëpërmjet Grenellit po ia përgatit gropën Dodikut

Azemi paralajmëron Kurtin për protesta të mëdha prej javës tjetër

Azemi paralajmëron Kurtin për protesta të mëdha prej javës tjetër

Këta janë anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së

Këta janë anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së