Vlerësimi ndërkombëtar vërteton dështimin e Kosovës në arsim

E publikuar: 07/12/2016 07:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Programi i vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve e ka vërtetuar atë që të gjithë e kanë ditur: arsimi në Kosovë ka dështuar, shkruan sot Koha Ditore.

Në pjesëmarrjen e parë të saj në Programin për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve PISA 2015, Kosova është renditur në vendet e fundit të listës së vendeve anëtare, pjesëmarrëse në PISA. Në mesin e 70 vendeve të botës, Kosova renditet e 68-ta. Ndërsa është renditur e fundit në listën e vendeve evropiane, anëtare të PISA-s, dhe e fundit edhe në rangimin me vendet e rajonit.

Dështimin e Kosovës në PISA e kanë pranuar edhe institucionet përgjegjëse të arsimit kosovar.