Vjosa Osmani: T’ju lëmë fëmijëve tanë trashëgimi një shtet të fortë

E publikuar: 17/02/2018 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani i ka uruar kosovarët për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Ajo e ka publikuar një fotografi me dy vajzat e saj binjake dhe me mbishkrimin:

Vetëm me punë e vepra të mira e të drejta mund të nderojmë sakrificën e të gjithë atyre që dhanë gjithçka për Kosovën shtet, do të tregojmë mirënjohje për ata që kurrë nuk na lanë vetëm dhe mbi të gjitha, fëmijëve tanë do t’ju lëmë trashëgimi një shtet të fortë, të zhvilluar e të drejtë.

Të duam Kosovë. Urime ditëlindja e dhjetë./lajmi.net/