Vjosa Osmani: Me Qeverinë e re, Kosovës iu ndërrua imazhi ndërkombëtar

E publikuar: 26/10/2021 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova pas krijimit të Qeverisë së re, Kosovës iu ndërrua imazhi ndërkombëtar.

Ajo në emisionin “Prime Time” në Kanal 10 tha se tash Kosova po shihet si vend për investime direkte ndërkombëtare.

E para e shtetit tha se janë duke punuar për siç u shpreh ajo ‘sanimin e gabimeve dhe dëmeve të mëdha që i ka shkaktiuar lidershipi i kaluar’.

E para e vendit tha se megjithatë për vetëm 6 muaj s’mund të presim ndryshim rrënjësor.