Vjen reagimi i parë nga VV pas sulmit me miell ndaj Muratit: Është nder të sulmohesh nga PSD

E publikuar: 03/09/2022 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas hedhjes së miellit në drejtim të Hekuran Muratit, ka ardhur reagimi i parë nga Vetëvendosje.Është Ilir Kërçeli, këshilltari i Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili ka reaguar pasi Ministri i Financave, Hekuran Murati, u sulmua me miell nga aktivistët e PSD’së.

Ai e ka publikuar momentin kur u gjuajt miell mbi Muratin, derisa ka thënë se është ndër i madh kur të sulmojnë e ofendojnë aktivistët e PSD.“Nder i madh është me te sulmu e ofendu këta 🙂”, ka shkruar Kërçeli.