Vjen një lajm për lagjet që nuk kanë ujë të pijshëm qe një orë

E publikuar: 18/03/2018 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ujësjellësi rajonal “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se është duke punuar intensivisht në rregullimin e gypit në sheshin “Adem Jashari”, që ishte dëmtuar dje gjatë punimeve që po i kryen Komuna e Prishtinës.

“Mbrëmë u bë një sanim i përkohshëm me qëllim që të kthehet furnizimi me ujë në kohë darke dhe gjatë natës, sot po vazhdojmë me punime dhe jemi pothuajse ne finalizim punimesh”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

“Për këtë shkak jemi detyruar ta ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Lagjet e prekura janë: Ddodona, Tophane dhe zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga” Haxhi Zeka në Prishtinë. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartcekura, për afro 1 orë pritet të kthehet normalizimi i gjendjes me furnizim me ujë për këto lagje”, thuhet në njoftimin që e ka dërguar KRU Prishtina.