Vizita e presidentes Osmani në Amerikë, ja me kënd u takua

E publikuar: 30/04/2022 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka qëndruar këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani atje ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish sekretares Madeline Albright.

Nga presidenca, përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, kanë treguar se më cilat personalitete është takuar Osmani gjatë vizitës atje.

Njoftimi i plotë:

Albumi i vizitës në SHBA 🇽🇰 🤝 🇺🇸
Gjatë ceremonisë së organizuar për nder të ish-sekretares Albright, Presidentja Vjosa Osmani pati rastin të bashkëbisedojë me:
➡️z. Antony Blinken – sekretari i Shtetit i SHBA-ve
➡️znj. Wendy Sherman – zëvendës sekretare e Shetit
➡️z. Bill Clinton – ish presidenti i ShBA-ve
➡️z. Al Gore – ish zëvendës president i SHBA-ve
➡️znj. Hillary Rodham Clinton – ish sekretare e shtetit të SHBA-ve
➡️znj. Condoleezza Rice – ish sekretare e shtetit të SHBA-ve
➡️ z. John Kerry – ish sekretar i shtetit të SHBA-së
➡️znj. Susan Rice – drejtoreshë e Këshillit të Politikave të Brendshme të SHBA-ve
➡️ z. Miloš Vystrčil – presidenti i Senatit çek
➡️z. Elliot Engel – ish kongresist dhe ish- udhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
➡️z. Jim O’Brien – shefi i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit
Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidentja Osmani ka realizuar poashtu takime të ndara me:
➡️znj. Nancy Pelosi – kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve
➡️Kongresistin Steny Hoyer – udhëheqës i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve
➡️Senatorin Chuck Schumer – lider i shumicës parlamentare në Senat
➡️Senatorin Ben Cardin – bashkudhëheqës i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan
➡️Kongresistin Steve Cohen – bashkudhëheqës i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan
➡️Kongresistin Darrell Issa – anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve
➡️Senatori Bob Menendez – kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan
➡️Senatorin Chris Coons – anëtar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan
➡️Kongresistin Ritchie Torres – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
➡️Kongresistin Jim Himes – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
➡️Kongresistin Robert Aderholt – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
➡️Senatorin Gary Peters – kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Çështje Qeveritare
➡️znj. Amanda Sloat – drejtoreshë e lartë për Evropën në Këshillin për Siguri Kombëtare
➡️z. Derek Chollet – këshilltari Special në Departamentin e Shtetit