Vitia: AstraZeneca e sigurt, s’ka pasur efekte anësore te 24 mijë të vaksinuarit

E publikuar: 27/04/2021 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka përsëritur qëndrimin se është i gatshëm të marrë përgjegjësi nëse vërtetohet se ka refuzuar të nënshkruaj udhëzimin për blerjen e vaksinës anit-Covid, raporton Ekonomia Online. Ai gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në seancën ku po diskuothet për pandeminë, i ka reaguar edhe deputetit të AAK-së Bekë Berisha lidhur me vaksinimin e popullatës.

“Unë kam thënë se do të barti përgjegjësi ligjore morale. Nëse kam refuzuar të nënshkruaj diçka unë do të japë përgjegjësi penale.

Në anën tjetër zotëri Berisha të thuash se është dashur të vaksinohen 15% e popullatës kur s’kemi gjet asnjë vaksinë, po edhe të kishte qenë dikush supremen skish mundur me vaksinuar për 30 ditë 15% të popullatës, është jashtë normales”, tha Vitia.

Në anën tjetër, deputeti Bekë Berisha e kritikoi ministrin Vitia për vendosjen e orës policore.Vitia u kundërpërgjigj duke i thënë se të gjitha masat që merren diskutohen me të gjithë akterët“Të gjitha masat që merren me mistrinë diskutohen me shumë akterë.

Kërkesa për masa rigoroze janë bërë në vitin 2020. Këto masa i kemi analizuar. Sa i përket efektshmërisë në javën e kaluar janë raste më pak fatale.

Sistemi shëndetësor ka marrë frymë lirisht sesa javën e kaluar”, tha Vitia.Ministri i Shëndetësisë ka folur edhe vaksinën AstraZeneca për të cilën ka thënë se është sigurt dhe do të vazhdojnë ta marrin.Vitia ka thënë se nga 24 mijë vaksinat e para nuk ka pasur efekte serioze.

Ai ka folur edhe situatën për mungesën e barnave të cilën e ngriti deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.“Bashkëpunimi me Odën e Farmacistëve është i jashtëzakonshëm dhe na ka ndihmuar të bëjmë ndryshime në kornizë ligjore.

Zotëri Kastrati jam shumë koshient që nuk ka barna mjaftueshëm dhe kam potencuar se bashkë me bankën botërore për këto probleme. Për 30 ditë me ministri të Financave dhe miqtë tanë jemi në rrugë të mirë ta anashkalojmë këtë problematikë”.

“Unë garantojë qytetarët se vaksina AsrtaZeneca është e sigurt dhe çdo dyshim i ngritur nuk është mirë të ngritët sepse asnjë studim nuk thotë që duhet të largohet. Ne do ta marrim sepse nuk kemi efekt serioz për 24 mijë doza që janë marrë”, tha Vitia.