“Vidhet shtëpia e Gjiknurit, dalin thasët, policia e mban të fshehtë”, kështu shkruan në faqen e parë sot gazeta Rilindja Demokratike.
Sipas saj, shtëpia e ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri është vjedhur në orët e mesditës.
Sipas gazetës së PD-së, shtëpia e ministrit të afërt të Ramës, gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati.
Hajdutët kanë hyrë nga dritarja e banjos të banesës dhe kanë marrë thasë me para, por sipas RD policia është kujdesur të fshehë ngjarjen.


















