Video që po trazon Greqinë/ Dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë në rresht, thërrasin emrin e moderatorit shqiptar

E publikuar: 15/01/2021 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ka alarmuar autoritete greke të ushtrisë.

Siç shihet në video dy shqiptarë u japin urdhra ushtarëve grek të cilët janë në rreshtore dhe i detyrojnë të brohorasin një emër, që mesa duket është emri i moderatorit të njohur nga Kosova Meriton Mjekiqi. Gjithashtu 2 të rinj me origjinë shqiptare, duke sikur po “përshëndesin” edhe shokët e tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 maji”, siç edhe përmendet në video.

Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Ndërkohë mediat greke e kanë cilësuar si një skandal dhe kanë nisur hetimet. Kujtojmë se në Greqi, ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.