(Video) E rëndë në Shkodër, burri denoncon zhdukjen e gruas. Policia: Dyshohet se është hedhur në shpellë, kemi gjetur telefonin dhe një fletore të saj

E publikuar: 25/12/2021 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Shkodër. Policia e këtij qyteti bën me dije se një grua 43-vjeçe, nënë e tre fëmijëve është larguar nga banesa dhe dyshohet se është hedhur në një shpellë e për pasojë mund të ketë humbur jetën.

Ka qenë bashkëshorti i saj me iniciale G.H., banues në fshatin Meshqerraj, i cili ka bërë kallëzim pasi  bashkëshortja e tij, 48 vjeçe me iniciale Sh. H. është larguar nga banesa në orët e para të paradites së ditë së djeshme dhe nuk është kthyer më.

Pas këtij denoncimi policia ka nisur kërkimet dhe mësohet se rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një shpellë janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore.

Dyshohet se48-vjeçarja është vetëhedhur në këtë shpellë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit  të mbërrijë edhe forcat e RENEA-s dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e  trupit të 48-vjeçares.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje./tvklan.al