Vezaj tregon se, çfarë fakulteti ka mbaruar kandidati i Ramës për kryeprokuror

E publikuar: 09/11/2017 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari, Flamur Vezaj, në një lidhje me ‘Skype’ në edicionin e lajmeve në Syri.net, ka zbuluar një detaj mjaft interesant në lidhje me emrin e propozuar nga kryeministri Edi rama, për të zëvendësuar prokurorin e Përgjithshëm Adriatik llalla.

Vezaj tha se Henrik Ligori fakultetin e tij të parë e ka për teknik Bujqësor, ndërsa drejtësinë e ka mbaruar vite më vonë me korrespondencë.

‘Për sa i përket zotit Ligori, të them të drejtën e njoh dhe e vlerësoj. Por për shkak se zoti Ligori e ka mburuar fakultetin e parë për teknik bujqësor, dhe Drejtësinë mesa di unë e ka përfunduar vite më vonë për korrespondencë’, deklaroi Vezaj.