Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Magure të Lipjanit.
Rastin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Një person me makinën e tij ka goditur një trafo rryme e pastaj tre këmbësorë, dy nga të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK.
“Në ora 18:27, në fshatin Magure ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë fillimisht ka goditur një trafo të rrymës e më pas tre këmbësorë, dy nga ta kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për në QKUK” ka deklaruar Krasniqi.