Vetura del nga rruga dhe hyn në xhami, tre të lënduar (FOTO)

E publikuar: 13/06/2022 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona janë lënduar të hënën pas mesnatës si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën “Westley Clark”, në Pejë.

Vetura ka dal nga rruga dhe ka hyrë në xhami.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Kështu tha për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 01:30 poolicia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vetura ka kaluar prej rrugës ka hyrë në xhami. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Pas tretmanit, ata janë liruar” – tha Gashi.