Veton Surroi godet Thaçin për deklaratat qesharake në Turqi

E publikuar: 29/12/2016 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti Veton Surroi ka lëshuar një kritikë të ashpër në adresë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ka thënë sot në Ankara, ku po qëndron për vizitë zyrtare, se çdokush që është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë.
“Çdokush qe është terrorist në Turqi nuk është terrorist në Kosove”, ka shkruar Surroi në llogarinë e tij në Facebook, raporton Gazeta Express.

“Çdokush qe është polic në Turqi nuk është polic në Kosovë. Çdokush qe është prokuror e gjykatës në Turqi nuk është gjykatës e prokuror në Kosovë”, ka shtuar Surroi.

Publicisti dhe ish-politikani kosovar ka thënë se “ka nja njëqind e kusur vjet kështu juridikisht e nja pesëqind e kusur shpirtërisht”. /Express/