Vetëvritet një person në Bresalc të Gjilanit

E publikuar: 19/04/2021 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka kryer vetëvrasje sot në mesditë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se viktima është i gjinisë mashkullore dhe është shtetas i Kosovës, ndërkohë ende nuk dihet mosha dhe motivi pse ka kryer vetëvrasje.

“Po, mesditen e sotme një person është gjetur pa shenja jete në Bresalc të Gjilanit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit. Fillimisht rasti është cilësuar “vdekje e dyshimtë”. Viktima është mashkull, shtetas i Kosovës. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë Hashani.