Vetëvendosje: Tregoni Kryetarit të AAK’së se, personat e përmendur janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë

E publikuar: 30/03/2020 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje u është përgjigjur akuzave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili kishte akuzuar këtë parti për punësim të militantëve.

Vetëvendosje ka dërguar një reagim te drejtuesi i “Debat Plus”, Ermal Panduri duke thënë se personat e përmendur nga Haradinaj janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë.

Haradinaj ka përmendur përsëri emrin e Mirsad Shkretës duke thënë se a është ai, asistentë siç pretendon Vetëvendosje.

“Ministria e Shëndetësisë ka të drejtë të delegojë dikë në kuadër të Bordit, prandaj është i deleguar i Ministrisë së Shëndetësisë, Mirsad Shkreta”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, lexuar në emision nga drejtuesi Ermal Panduri.